|
Misioni
Misioni i Departamentit të Buxhetit është stabiliteti social dhe zhvillimi ekonomik përmes një buxheti që rrit efikasitetin dhe efektivitetin dhe ofron rezultate të paanshme sociale dhe është i qëndrueshëm sa i përket burimeve të mundshme. Në mënyrë që të arrihet ky rezultat, synimi i Departamentit të Buxhetit është të menaxhojë një proces buxhetor vjetor efikas dhe efektiv dhe të ofrojë këshilla cilësore për Qeverinë në të gjitha aspektet e politikave fiskale dhe strategjive sektoriale.
Qëllimi i punës
• Pregaditja e propozim Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës • Pregaditja e Kornizes Afatmesme të Shpenzimeve • Zbatimin e buxhetit • Vlersimin e kerkesave për ndryshimin e ndarjeve buxhetore
Këto veprime kryhen për të arritur përmiresimin në menaxhim të shpenzimeve publike:
1. Përmiresimi dhe koordinimi i formulimit të politikave për te siguruar një lidhje me të mire midis politikave dhe alokimit të burimeve si dhe një transparence më të laret në procesin e hartimit të buxhetit të shtetit. 2. Rritja e eficiences së shpenzimeve publike dhe disiplines fiskale në procesin e zbatimit të buxhetit të shtetit. 3. Permiresime në sistemin e buxhetit dhe në procedurat buxhetore 4. Forcimi i kapaciteteve institucionale dhe modernizimi i sistemit buxhetor.
Departamenti i Buxhetit punon që të sigurojë transparencë në procesin buxhetor përmes publikimit të Librit të Buxhetit , te Qarkoreve te buxhetit, Doracakut mbi buxhetin dhe mbajtjes së dëgjimeve Buxhetore.
|
|
|
|
|