Video


Departamenti i Auditimit të Brendshëm

Hyrje

Departamenti i Auditimit të Brendshëm përcaktohet si një veprimtari e pavarur, e cila jep siguri objektive dhe këshilla për menaxhim, i projektuar për të shtuar vlerën dhe përmirësuar veprimet e MEF-it. DAB ndihmon MEF-in  me anë të një mënyre sistematike dhe të disiplinuar për të vlerësuar dhe përmirësuar frytëshmrinë e menaxhimit të riskut, proceset e kontrollit të brendshëm dhe të qeverisjes.

Vizioni

Vizoni i DAB-it është që nga  bashkëvepruesit tanë të njihemi si ofrues i klasit të parë të sigurisë së auditit, auditimit cilësorë, shërbimeve të bazuara në klientë.

Vizioni do të arrihet duke zbatuar standardet dhe praktika më të mira ndërkombëtare të auditimit të brendshëm dhe duke adaptuar nisma të vazhdueshme drejtë përmirësimit të cilësisë.

Misioni

Misioni DAB-it është ti ndihmojmë MEF-it për të përmbushur objektivat e saja përmes kalimit në shërbime të cilësisë së lartë, duke shtuar vlerën e komunitetit, duke siguruar mbizotërimin e ligjit, duke arritur qeverisje të përbashkët dhe duke implementuar menagjimin e rrezikut si dhe përdorimin efikas dhe efektiv  të burimeve shoqërore.


Këtu mund të shkarkoni strukturen organizative të Departamentit të Auditimit të Brendshëm word