Video


Departament i Administratës Qendrore

Hyrje

Departamenti i Administratës Qendrore në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave ka këto funksione themelore: menaxhimi dhe përkujdesja për resurset njerëzore,organizimi dhe bashkërenditja e trajnimeve të ndryshme që janë në funksion të ngritjes së cilësisë dhe ngritjes profesionale të nëpunësve të të gjitha niveleve të Shërbimit Civil të Ministrisë,kryerja e prokurimeve, menaxhimi i buxhetit dhe financave të Ministrisë, mbështetja administrative dhe logjistika për departamentet e tjera të Ministrisë si dhe teknologjia informative.

Departamenti është përgjegjës për:

• të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me menaxhimin e resurseve njerëzore,
• çështjet e rekrutimit dhe punësimit,
• veprimet dhe shërbimet e përditshme lidhur me çështjet e resurseve njerëzore
• zbatimin e politikave dhe udhëzimeve që dalin nga rregulloret e shërbimit civil, në pajtim me kornizën ligjore të punës.

• Përgatitjen e  planit vjetor të prokurimit  duke u përfshirë kërkesat e të gjitha departamenteve për mallra , shërbime dhe punë
• bën  përgatitjen e dokumenteve të ofertimit
• bën administrimin e të gjithë tenderëve, mbikqyrjen e procesit të prokurimit, përgaditjen e hapjes publike të ofertave, vleresimin e ofertave dhe përpilimin e raporteve për punë, shërbime dhe mallëra .
• duhet të sigurojë që punët, mallërat dhe shërbimet të prokurohen në mënyrë sa më ekonomike.
• përgatitë specifikimet teknike të hapura duke mos diskriminuar asnje operator ekonomik.
• siguron trajtim të barabartë dhe konkurrencë ndërmjët të gjithë ofertuesve.
• përcjellë dhe të zbaton LPP (Ligji i pronurimit publik ) Nr. 2003/17.
• siguron që të gjitha  kërkesat për prokurim të jenë të nënshkruara nga personi autorizues.
• menaxhimin, planifikimin dhe zbatimin e politikave buxhetore,
• aprovimin e pagesave në bazë të ligjit dhe rregullave financiare në fuqi,
• bënë dhe korrigjon planin e buxhetit sipas udhëzimeve të departamentit të buxhetit të konsoliduar të Kosovës,
• përgatit raportet tremujore dhe vjetore në lidhje me buxhetin në fjalë,
• mbanë evidencën në librat e kontabilitetit, sipas standardeve të kontabilitetit të sektorit publik, Ligjit mbi menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, sipas praktikave më të mira të statistikave të qeverisë që i publikon Fondi Monetar Nderkombëtar,
• përpilon raporte të pasqyrave financiare përfundimtare.

• çështjet logjistike, menaxhimin e objekteve të Ministrisë dhe funksionet e shërbimeve të përbashkëta
• veprimtarinë dhe shërbimet e përditshme që kanë të bëjnë me mbështetjen administrative dhe logjistikën për departamentet e Ministrisë
• krijimin e ambientit dhe vendosjen e strukturave të përshtatshme me qëllim që të krijohen mundësitë për kryerjen me efikasitet të punëve të përditshme logjistike.
• mirëmbajtjen e rrjetit të teknologjisë informative të ministrisë
• mirëmbajtjen e pajisjeve kompjuterike (kompjuterët, skanerët, shtypësit, instalimi i softuerëve etj.)
• implementimin e telefonisë fikse në ndërtesat e ministrisë
• mirëmbajtjen dhe freskimin e ueb-faqes së ministrisë

Ketu mund te shkarkoni Strukturen Organizative te Departamentit te Administrates Qendore word