|
(Prishtinë – 09 qershor 2011)
Sqarim në lidhje me shfrytëzimin e fondit për financimin e subjekteve politike
Ministria e Financave nuk ka bërë ndryshimin e Ligjit të Buxhetit për vitin fiskal 2011. Për më tepër duhet shpjeguar se çfarëdo ndryshimi i këtij ligji mund të bëhet vetëm me rastin e shqyrtimeve të rregullta dhe me aprovimin e Kuvendit të Kosovës. Prandaj, deklaratat për ndryshimet e mundshme të këtij ligji për të përcaktuar një fond tjetër për financim të subjekteve politike nga ai që parasheh Ligji për Buxhet janë të pabaza.
Ligji Nr. 04/L-001 për Buxhetin e Republikës së Kosovës, i publikuar edhe në ueb faqen e Ministrisë, parasheh që shpenzimet e planifikuara për Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ) për vitin fiskal 2011 për financim të partive (subjekteve) politike të jenë në shumë prej 4, 868, 981 euro (Tabela 3.1 e Ligjit).
|
|
Me shume
|
|
|
(Prishtine – 02 shkurt 2012)
Ministri Bedri Hamza u takua me udhëheqësit e projekteve që implementohen nga Banka Botërore në Kosovë

Në Ministrinë e Financave u organizua një takim me të gjithë udhëheqësit e projekteve që implementohen nga Banka Botërore në Kosovë. Në këtë takim morën pjesë ministri i Financave z. Bedri Hamza, menaxheri i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë z. Jan-Peter Olters dhe zyrtarë tjerë të Bankës Botërore. Qëllimi i këtij takimi ishte koordinimi i aktiviteteve në mes projekteve, rritja e efektivitetit të tyre me qëllim të implementimit sa më të suksesshëm të këtyre projekteve, ku me këtë rast u prezantua edhe instrumenti për menaxhim tremujor të portofolit për projektet e financuara nga Banka Botërore.
|
|
Me shume
|
|
(Prishtinë – 18 mars 2011)
Ministri i Financave Bedri Hamza u takua me Shefin e Zyrës së Dukës së Madh të Luksemburgut, Pierre Weber

Ministri i Financave Bedri Hamza priti sot në takim Shefin e Zyrës së Dukës së Madh të Luksemburgut, z. Pierre Weber.
Fillimisht z. Weber uroj Ministrin Hamza për pozitën e re dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të shtetit të tij për të mbështetur në vazhdimësi shtetin e Kosovës .
Ministri Bedri Hamza me këtë rast, falënderoi Qeverinë e Luksemburgut për përkrahjen e vazhdueshme politike dhe financiare të shtetit të Kosovës, e në veçanti kohëve të fundit edhe për mbështetjen e tyre në Sistemin e Furnizimit me Ujë në Mitrovicë, ku sipas tij një investim i tillë është shumë i rëndësishme si për qytetarët e Mitrovicës, po ashtu edhe për Buxhetin e Kosovës. |
|
|
(Prishtinë – 29 janar 2012)
Politikat fiskale në funksion të zhvillimit ekonomik
Qeveria e Republikës së Kosovës përkatësisht Ministria e Financave që nga fillimi ka marr masa për të hartuar politika fiskale të cilat do të janë në funskion të zhvillim ekonomik të vendit tonë.
Masat e nderrmarra deri më tash në këtë drejtim konsistojnë me uljen e tatimin në korporata për 50 % nga 20% sa ishte në 10% . Gjithashtu ulë tatimin në të ardhura personale, gjë që kishte ndikim shumë pozitivë në zhvillim e biznesit por edhe te gjithë të punësuarit në Republikën e Kosovës.
Për herë të parë në vendin tone vendosem uljen e normës së interesit të ngarkuar për pagesat e vonuara tatimore dhe njëkohësisht rritëm normën e interesit të paguar për ri-mbursimet e vonuara.
|
|
Me shume
|
|
(Prishtinë – 26 janar 2012)
Komisioni i Granteve, bëri përzgjedhjen me short të anëtarëve të rinj për vitin 2012
Në Ministrinë e Financave, sot u mbajt ceremonia e përzgjedhjes së anëtarëve të rinj të Komisionit të Granteve , ku të pranishëm ishin zëvendësministri Ramadan Avdiu, ministri i Pushtetit Lokal Sllobodan Petroviq, kryetarja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës Safete Hadërgjonaj, zëvendësministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Nehat Mustafa, kryetarët e komunave, anëtarët e Komisionit të Granteve për vitin 2011, dhe drejtori i Buxhetit Komunal në Ministrinë e Financave Petrit Popova.
|
|
Me shume
|
|
|
|
|
<< Fillim < Paraprake 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Pasuese > Fund >>
|
|
Faqe 1 nga 53 |