Video


Zyra për Integrime Evropiane

Hyrje

Duke e pasur parasysh trendin e integrimit Evropian në regjion, në qershor të vitit 2003 është themeluar Departamenti për Bashkëpunim  Ekonomik Ndërkombëtar. Në vitin 2006, bazuar në Udhëzimin administrativ Nr. 2005/6, u bë ristrukturimi i Departamentit në nivel të Zyrës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Financiar Ndërkombëtar. Aktualisht Zyra për Integrim Evropian (ZIE) përbëhet nga Njësia për Integrim Rajonal dhe Evropian dhe Njësia për Harmonizim me Acquis Communautaire
Rroli dhe Detyrat e ZIE dalin nga obligimet që rrjedhin nga Partneriteti Evropian (PE), Raporti i Progresit, Plani i Veprimit për Partneritetin Evropian (PVPE), Mekanizmi Përcjellës për Stabilizim-Asocim (MPS) dhe Instrumenti i Para Aderimit (IPA) në fushëveprimin e Ministrisë për Ekonomi dhe Financa. Këto përfshijnë aktivitetet në fushën e Koordinimit, Programimit, Monitorimit dhe Raportimit lidhur me politikat dhe dokumentet e lartpërmendura në fushëveprimin e MEF-it.

Me qëllim të kryerjes sa më efikase të detyrave, e duke pas parasysh në kufizimet buxhetore vijon përshkrimi i strukturës së zyrës:

1.- Njësia për Integrim Evropian
2.- Njësia për Harmonizim me Acquis Communautaire

Njësia për Integrim Evropian

- Detyrat si koordinimi, programimi, monitorimi, dhe raportimi që dalin nga Plani i Veprimit për Partneritet Evropian-PVPE, 
- Detyrat që dalin për MEF në Procesin e Stabilizim Asocimit, si strategji e UE.-së për Ballkanin Perëndimor, përmes Mekanizmit Përcjellës të Stabilizim-asocimit MPS.
- Detyrat që dalin lidhur me Instrumentin e Para Aderimit (IPA), dhe ngritjen e kapaciteteve për zbatimin sa më të mirë të këtij Instrumenti.
- Identifikimi i vështirësive dhe pengesave eventuale si dhe propozimi i masave për kapërcimin e tyre. Ngritja e kapaciteteve përmes Njohjes, Analizës dhe Studimit të rrjedhave të proceseve integruese Evropiane

Njësia për harmonizim me Acquis Communautaire:

- Studimi dhe analizimi i Acquis Communautaire me qëllim të përafrimit të legjislacionit vendor  në lëmin e ekonomisë dhe financave.
- Përgatitja e rekomandimeve lidhur me përafrimin e legjislacionit ekonomik dhe financiar me Acquis Communautaire.
- Detyrat që dalin nga PE, PVPE si dhe MPS.
- Këmbimi i përvojave dhe praktikave pozitive me vendet e Ballkanit perëndimor dhe më gjerë si dhe identifikimi i vështirësive dhe pengesave dhe gjetja e rrugëve për kapërcimin e tyre.


Këtu mund të shkarkoni strukturen organizative të Zyrës për Integrim Evropian word