
- Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 05/20![]()
Për shtimin e listës së Aneksit A të ligjit nr. 03/L -220 për normën e tatimit të akcizës në Kosovë me këto norma të tatimit të akcizës për veturat sipas viteve të amortizimit dhe fuqisë së motorit(ccm).
- Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 06/20
Për ndalimin e importimit për lëshim në qarkullim të lirë dhe për lëshimin në qarkullim të lirë nga çdo depo doganore, për përpunimin e brendshëm, për përpunimin nën kontrollin doganor ose për procedurat e importit të përkohshëm të çfarëdo automjeti motorik të regjistruar për herë të parë brenda ose jashtë Kosovës para 13 ose më shumë vitesh, i cili aktualisht nuk është i regjistruar në Kosovë dhe i cili klasifikohet nën kodin e nomenklaturës së mallrave 8703 me përshkrimin “vetura dhe automjete tjera motorike që kryesisht janë të disenjuara për transportimin e personave (përveç atyre të kapitullit 8702), të përfshirë veturat karvan dhe veturat për gara”
HYRJE
Komisioni i Granteve është institucioni kyç i sistemit të transferimit ndërqeveritar financiar në Kosovë. Ai është pjesë e legjislacionit të Kosovës dhe i aranzhimeve institucionale që nga viti 2001 në bazë të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë (LMFPP) i cili e rregullon rolin dhe përgjegjësin e këtij Komisioni.
Funksionet, mandati dhe përbërja e komisionit të granteve është forcuar më tej me hyrjen në fuqi të Ligjit të Financave të Pushtetit Lokal (LFPL, neni 32.4) që nga 15 Qershor 2008. Komisioni i Granteve ka përgjegjësi të definuara qartë në fushat e financimit komunal, në veçanti për Grantet Qeveritare. Është një forum që lehtëson komunikimin dhe dialogun ndërmjet Qeverive Lokale dhe asaj Qendrore.
Sipas obligimeve që dalin nga Ligji i financave të Pushtetit Lokal (LFPL), Komisioni i Granteve përcakton shumat totale dhe formulën e alokimit për secilën komunë në mënyrë individuale, përfshirë këtu financimin për komunat e reja (d.m.th., 5+1 të kërkuara sipas Propozimit për Statusin), për këto Grante Qeveritare: për grantin e përgjithshëm, grantin specifik për arsim dhe grantin specifik për shëndetësi.
| Forms | |
| Announcements and Vacancies | |
