|
There are no translations available.
(Prishtinë – 30 gusht 2010)
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, z. Ahmet Shala, është duke marrë pjesë në Simpoziumin Politik të Forumit Evropian të Alpbachit, në të cilën është i ftuar të flasë në Panelin me temën “Marrëveshja e Dejtonit – 15 vite pas”. Në Panel, ndër të tjerë, do të flasin Ivo Sanader, ish-kryeministër i Kroacisë, Valentin Inzko, Përfaqësuesi i lartë në Bosnje dhe Herzegovinë; si dhe njohës tjerë të kësaj çështjeje.
Gjatë fjalimit të tij, Ministri Shala dha një përshkrim krahasues të kësaj marveshjeje dhe ndikimit të sajë në Kosovë.
“Përderisa suksesi i Marrëveshjes së Deytonit ishte ndalja e gjakderdhjes në Bosnje dhe Hercegovinë, ajo, sipas shumë kritikëve, nuk arriti të vendos themelet e një shteti funksional. Ajo la anash edhe zgjedhjen e problemit të Kosovës. Sot, 15 vjet pas “foshnja” qe lindi nga kjo marrëveshje ka shumë probleme kronike dhe “virusale’ qe nuk do duhej përsëritur.”
|
|
Read more...
|
|
There are no translations available.
(Prishtinë – 30 gusht 2010)
Për hir të informimit të drejtë të opinionit publik, Ministria e Ekonomisë dhe Financave demanton artikullin e gazetës “Zëri” të datës 30 gusht të shkruar nga gazetari Lavdim Hamidi me titull: “Shala punëson 30 veta në PTK”.
Ministria e Ekonomisë dhe Financave ne lidhje me këtë çështje ofron sqarimin ne vijim: me datën 06.07.2010 MEF ka pranuar një shkresë nga Kryesuesi i Bordit te Drejtorëve te PTK-së për plotësimin e 30 pozitave te zbrazëta ne PTK. Arsyeja e plotësimit te këtyre pozitave është bazuar ne nevojën e ristrukturimit te Korporatës dhe te lirimit te pozitave për shkak te pensionimit te punëtorëve.
|
|
Read more...
|
|
There are no translations available.
(Prishtinë – 27 gusht 2010)
Republika e Kosovës është pronari ligjor dhe i vetëm i Postës dhe Telekomit të Kosovës Sh.A.
Në emër të Qeverisë së Kosovës, Ministria e Ekonomisë dhe Financave konfirmon edhe një herë se në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, Republika e Kosovës është pronari ligjor dhe i vetëm i Postës dhe Telekomit të Kosovës Sh.A. dhe të gjitha ndërmarrjeve publike. Të gjithë investitorët janë në dijeni se edhe para pavarësisë së Kosovës të gjitha masat janë ndërmarrë për të ruajtur të drejtat e investitorëve potencial. Investitorët mund të mbështeten plotësisht në Republikën e Kosovës dhe bashkësinë ndërkombëtare në mbrojtjen e të drejtave të pronës së tyre. Pretendimet e telekomit të Serbisë nuk duhen marrë seriozisht dhe janë vetëm përpjekje të dëshpëruara në vazhdën e përpjekjeve të shtetit serb kundër Republikës së Kosovës. |
|
<< Start < Prev 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Next > End >>
|
|
Page 1 of 40 |