|
(Prishtinë – 26 janar 2012)
Kuvendi miraton në shqyrtim të parë shtatë projektligje
të sponsorizuara nga Ministria e Financave

Kuvendi i Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme plenare, ka miratuar në shqyrtim të parë shtatë projektligje të prezantuara nga ministri i Financave, Bedri Hamza, në cilësi të sponsorizuesit.
Ministri Hamza theksoi se këto projektligje janë pjesë e strategjisë legjislative të Qeverisë së Kosovës dhe marrin për bazë praktikat më të mira evropiane në këto lëmi, duke synuar avancimin e infrastrukturës ligjore ekzistuese në fushat përkatëse që mbulojnë projektligjet e prezantuara.
|
|
Me shume
|
|
(Prishtinë – 26 janar 2012)
Komisioni i Granteve, bëri përzgjedhjen me short të anëtarëve të rinj për vitin 2012
Në Ministrinë e Financave, sot u mbajt ceremonia e përzgjedhjes së anëtarëve të rinj të Komisionit të Granteve , ku të pranishëm ishin zëvendësministri Ramadan Avdiu, ministri i Pushtetit Lokal Sllobodan Petroviq, kryetarja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës Safete Hadërgjonaj, zëvendësministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Nehat Mustafa, kryetarët e komunave, anëtarët e Komisionit të Granteve për vitin 2011, dhe drejtori i Buxhetit Komunal në Ministrinë e Financave Petrit Popova.
|
|
Me shume
|
|
(Prishtinë – 24 janar 2012)
Ministri i Financave shpalos prioritetet dhe objektivat për vitin 2012
Ministri Bedri Hamza ka shpalosur sot prioritetet dhe objektivat e punës së Ministrisë së Financave për vitin 2012, duke shprehur përkushtimin e Ministrisë që ai drejton për menaxhimin efikas dhe transparent të financave publike, ruajtjen e trendit të rritjes së të hyrave, luftimin e evazionit fiskal, si dhe krijimin e kushteve për rritjen e investimeve të sektorit privat si objektiva afatgjata që sigurojnë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, ku në bazë të indikatorëve makroekonomik për vitin 2012 parashihet një rritje ekonomike rreth 5.0 për qind.
|
|
Me shume
|
(Prishtinë – 17 janar 2012)
Përmbyllet me sukses ankandi i parë i letrave me vlerë

Sot, Ministria e Financave e Republikës së Kosovës me sukses ka shitur në ankand konkurrues Bono Thesari 3-mujore të Republikës së Kosovës në vlerë prej 10,000,000.00 Euro. Bonot e Thesarit të cilat maturojnë me 18 Prill 2012 janë shitur me normë kthimi prej 3.5%. Ankandi kishte më shumë oferta se sa shuma e shpallur nga Ministria e Financave, respektivisht mbi-ofertimi arriti vlerën 12.5 milion Euro. Ministria e Financave pranoi oferta jo-konkurruese në vlerë prej 3.1 milion Euro.
|
|
Me shume
|
|
(Prishtinë – 12 janar 2012)
Ministri i Financave, Bedri Hamza priti në vizitë drejtoreshën e re të USAID-it në Kosovë, znj. Maureen Shauket në Kosovë
SHBA vazhdon ta përkrahë zhvillimin ekonomik të Kosovës

Ministri i Financave, Bedri Hamza, priti sot në takim njohës drejtoreshën e re të USAID-it znj. Maureen Shauket me të cilën biseduan për bashkëpunimin e ardhshëm ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve te Bashkuara të Amerikës.
Ministri Hamza duke falënderuar znj. Shauket për vizitën dhe bashkëpunimin, ai shfrytëzoj rastin për ta falënderuar popullin dhe shtetin Amerikan për kontributin jetik dhe përkrahjen e vazhdueshëm që SHBA ka dhënë për Republikën e Kosovës, sidomos në mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe financiare si perspektivë e zhvillimit të mëtejme të Kosovës.
|
|
Me shume
|
|
<< Fillim < Paraprake 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Pasuese > Fund >>
|
|
Faqe 1 nga 53 |